ARKATANA

Fantastik Arb Manaj – realizon dy gola në fitoren bindëse të Balikesirspor

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

E diel fantastike për Arb Manajn. Sulmuesi dardan realizoi dy gola në fitoren 3-0 të Balikesirspor përballë Bursaspor.

Lojtari 22-vjeçar përfitoi nga një gafë e mbrojtjes kundërshtare dhe zhbllokoi takimin në minutën e 35-të.

Lojtari nga Klina tundi rrjetën sërish pas një ore lojë falë një goditje të fuqishme, teksa ekipi vendas gjeti edhe golin e tretë katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Fitore e rëndësishme për Balikesirspor, që i është larguar disi zonës së ftohtë në divizionin e dytë të futbollit turk.

FIDANISHTJA

Me dygolëshin e sotëm, Manaj është ngjitur në kuotën e 7 realizimeve sezonale në kampionat dhe dy asistime.

Sulmuesi i Kosovës u transferua te Balikesirspor verën e kaluar dhe po zhvillon një sezon fantastik, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.