Hidromorava

Fansi katolik i del në mbrojtje Mavrajt: Respekt, s’e ofendove askënd!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka refuzuar ta vesh fanellën në të cilin gjendej sponsori i kombëtares “Birra Peja”. Ky gjest i mbrojtësit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ndonëse u kritikua në masë të madhe, një fans i tij, i fesë katolike, i ka dal në mbrojtje. Sipas tij, Mavaraj nuk e ka ofenduar askënd me refuzimin e veshjes së kësaj fanele me mbishkrim të birrës, transmeton Indeksonline.

“Katolik jam, edhe po të them respekte. Nëse nuk don me reklamu gjërat që janë kundër fesë tënd, ke të drejt. Nuk e di pse disa po zemërohen. Ky është Musliman edhe Islami nuk lejon alkoolin. Tash, Mavraj si fetar që është nuk mundet me pi as reklamu alkoolin. Nuk ka ofendu kënd”, ka shkruar Xhuliano Pjetrushi në profilin e Mavrajt në Facebook.

Uji Dea

Ndryshe, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mergim Mavraj, ka reaguar dje ë llogarinë e tij në Facebook për fanellën ndryshe nga lojtarët e tjerë të Kombëtares që po e mban në stërvitje.

Mavraj ka refuzuar të vesh fanellën në të cilën gjendje sponsori i Kombëtares ‘Birra e Pejës’.

Indeksonline ka qenë media e parë që raportoi rreth kësaj çështje që vinte nga stërvitja e Kombëtares në Austri.
Mavraj i cili i përket fesë myslimane, në të cilën ndalohet përdorimi i alkoolit, ka shkruar në Facebook se nuk i bën reklamë haramit.
“Hallallin se bëjmë haram. Haramit si bëjmë reklamë”, ka shkruar Mavraj. /Indeksonline/