“Fanpage”, e mbushur me foto e komente

Suksesi i arritur në krijimtarinë muzikore, këngëtaren Genta Ismajli po e bën të ndjehet mjaft mirë. Janë bërë më se nëntë muaj që kur këngëtarja ka mundësuar dërgimin e fotove nga fansat në “fanpage-n” e saj dhe përgjatë këtyre muajve ajo ka arritur të marrë foto nga më të ndryshmet dhe komente të shumta për të cilat ndjehet e lumtur.
“Janë me mijëra foto që kanë dalë në ‘fanpage’n’ time, por të themi të drejtën që ende nuk kanë dalë të gjitha. Kam marrë foto nga më të ndryshmet, disa prej tyre portrete që kanë realizuar vetë fansat e disa prej tyre që ngjasojnë njëra me tjetrën. Po kënaqem shumë duke parë këto foto dhe me të vërtetë kjo është një ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Krahas këtyre fotove janë edhe me qindra komente që këngëtares i japin kurajë për të vazhduar më tutje. “Ka mbi 37 mijë pëlqime si album dhe mbi 1000 komente të cilat janë nga më të ndryshmet me shumë pozitivitet për karrierën time muzikore. Kjo është edhe arsyeja që fansat e mi më japin vullnet për të vazhduar më tutje”, shton ajo. Kjo “fanpage” e këngëtares ka arritur të klikohet afro 3 milionë herë dhe ky fakt bën që këngëtarja të veçohet në skenën muzikore. Genta bën të ditur se është duke përgatitur surpriza në projektet e reja muzikore, të cilat do t’i shpalosë gjatë këtij viti.