ARKATANA

Fanol Perdedaj largohet nga klubi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Futbollisti Fanol Perdedaj nuk do ta vazhdojë kontratën me ekipin FC Cottbus. Ai dëshiron të luajë në ndonjë ligë më të lartë.

Mesfushori kosovar, Fanol Perdedaj, do të largohet gjatë verës nga ekipi i FC Energji Cottbus që aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në ligën e tretë gjermane. “Unë nuk do ta vazhdoj më kontratën me Cottbusin”, ka thënë ish-futbollisti i Hertha BSC.

Pas një viti e gjysmë që luan te Cottbusi, Perdedaj dëshiron të gjejë një ekip i cili luan në ligat më të larta të futbollit. “Unë kam vendosur të gjej një rrugë tjetër. Unë dua të luaj në liga më të larta”, ka thënë 23-vjeçari nga Prizreni për mediet gjermane, transmeton albinfo.ch.

Uji Dea

Siç bëhet e ditur, ekipi i ka ofruar Perdedajt një kontratë të re, por ai nuk e ka pranuar. Për largimin e tij është shprehur edhe trajneri Stefan Karmer. “Natyrisht se na vjen keq që Fanoli do të largohet. Ai ka oferta nga ligat e tjera dhe në rrethana të këtilla është shumë normale që të kërkojë skuadër të re”, ka thënë trajneri Karmer.

Fanol Perdedaj është 23-vjeçar, i cili që nga fëmijëria është larguar nga Kosova bashkë me familjen për të jetuar në Berlin të Gjermanisë. Ai është lojtar standard i përfaqësueses së Kosovës./Albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.