GRANDEMALL

Familjet kosovare strehojnë fëmijë serbë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kanë kaluar tre vjet që kur është braktisur nga prindërit e tij biologjikë me nacionalitet serb. Pak javë pas lindjes ai është kërkuar për strehim në një familje shqiptare, e cila ka vendosur të kujdeset deri në adaptimin e tij.

Trevjeçari A. po rritet bashkë me dy motra më të vogla se ai në moshë njëra tre muajshe e njëra një muaj e gjysmë që janë të nacionalitetit shqiptar, po ashtu sikurse ai të braktisura. A. i quan kryefamiljarët e familjes Hamdiu nga Zhegra e Gjilanit, Azizin dhe Alijen, nënë e baba. Ky çift, i cili ka dy djem në moshë të rritur, që nga viti 2009-të merret me strehimin e fëmijëve të braktisur.

Janë nëntë fëmijë që kanë përfituar nga humaniteti i tyre dhe gjithsej 40 familje të tilla në gjithë Kosovën që po strehojnë fëmijët e braktisur. Azizi, tregon se nacionaliteti i djalit nuk i ka penguar as atij, as bashkëshortes dhe as djemve të tij. “Ne që nga fillimi e kemi ditur që A. i përket nacionalitetit serb dhe kjo gjë nuk na ka penguar aspak. Ne nuk bëjmë asnjë lloj dallimi për fëmijët që i strehojmë, pa marrë parasysh se cilit nacionalitet i përket. Djali tash i ka tre vjet e gjysmë dhe ne jemi lidhur shumë me të”, tregon Azizi. Këta prindër kosovarë çdo ditë e presin me ankth se kur do të dalë dikush të adaptojë djalin.

FIDANISHTJA

“Djali tash është rritur dhe është mësuar me neve dhe na donë shumë, por edhe ne e duam shumë. A., djemtë e mi i thërret “abej” dhe është shumë i lidhur, që të dy djemtë e mi e duan shumë vogëlushin”.

Azizi me të gjithë fëmijët që i ka pasur në shtëpinë e tij për strehim, sipas punëtorëve socialë në komunën e Gjilanit ka qenë i lidhur. Vetë Azizi e ka të vështirë të harrojë largimin e vajzës së parë nga shtëpia, që e kishin strehuar kur kishte tre javë dhe ishte larguar nga shtëpia për adoptim kur mbushi 11 muaj….(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.