Fundamenti

Familjes Sahiti nga Medvegja i bëhet presion në forma të ndryshme nga pushteti serb

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Medvegjë – Në bazë të informacioneve tona të marra prej familjes, në Medvegjë vazhdimisht bëhen presione ndaj familjes Sahiti. Bashkëshortes së Fitim Sahitit, nënës e dy fëmive, i pasivizohet adresa.

Paramendoni familja e cila jeton këtu në Medvegjë den baba den. Bashkëshortja ka lindur në Medvegjë dhe permanent jeton aty. A janë këto presionet të cilat si mbas planifikimeve dhe veprimeve të radhës qojnë deri te poshtërimi i këtyre pak shqiptarve të cilët u rezistojnë këtyre reprezaljeve si komb autokton.

A do të shpërngulën edhe këta pak shqiptar në heshtje. Vallë, a do të na mallkojnë varret e të parëve tanë. Prej kujt po frikësohen shqiptarët. Medvegja ka me mbet ashtu siç po flasim për Toplicen, për Sanxhakun e Nishit.

Mobi Casa

Bisedat, fjale boshe, pa fuqi të përkrahjes nuk i ndalë proceset qëllimkeqe të Serbëve ndaj shqiptarëve.

Paramendoni nënen e tre femijëve e maltretojnë duke ja pasivizuar adresën….ky është një turp i radhës shprehën familjarët !

A ka mbetur vend të bisedohet ma me serb Jo. Me vite na torturuan, vuajtëm, u burgosëm, vdiqëm duke e mbrojtur vatanin. Familja Sahiti, si po duket e vetme po lufton për ta mbrojt Medvegjën. Pasojat po shihen. Me serbët s`ka mbet ma vend të bisedohet, të bashkëpunohet. Prandaj shqiptar vetëdijesohuni, t`ju dalim në përkrahje Medvegjës, e familjes Sahiti thuhet në reagimin e Kryetarit të Bashkësisë Islame në Medvegjë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.