Uji Dea

Familjarin e dëshmorit e ngushëllojnë tërë populli, por jo edhe komuna e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Familja e Hajrush Behlulit që u nda nga jeta para pak ditësh është indinjuar pasiqë askush nga institucionet komunale nuk e ka parë të udhës të paktën ta dërgojnë një telegram ngushëllimi. Dëshmorët nuk kanë parti, dëshmorët janë të popullit janë të Republikës së Kosovës nderimi i familjes është nderim i dëshmorit ka shkruar i revoltuar Agron Murseli.

Hajrush Behluli i cili vdiq para pak ditësh ishte vëllau i Mehmetali Behlulit dëshmor i kombit. Pothuajse për të ngushëlluar familjen Behluli ishin nga të gjitha trojet shqiptare, por ky rast nuk u ka bërë përshtypje organeve komunale të Gjilanit, anipse ata lëshojnë telegrame për lloj lloj individësh.

Hidromorava

Agron Murseli i afërm i familjes ka bërë dy reagime që i dedikohen pikërisht papërgjegjësisë së komunës. “Faleminderit që na ngushëlluat se si familjar të dëshmorit Mehmetali Behlulit ju falënderojmë për ngushëllime ju, miq, dashamir, bashkëfshatar, bashkëqytetar e në veçanti ju bashkëluftëtar të Mehmetaliut që nga skaji i Kosovës Hasi i Prizerenit na vizituat, dhe ju subjekte politike, deputet, kryetar të degëve dhe nëndegëve, asambleist dhe gjithë ju aktivist, qytetar të Republikës së Kosovës. Nderin që ja bëtë familjes së dëshmorit e nderuat edhe dëshmorin Mehmetali Behlulin, sepse për atë thuhet dëshmorët nuk vdesin, sepse në këtë mënyrë i kujtojmë” ka shkruar Agron Murseli në statusin e parë, kurse më vonë flet për injorancën e institucioneve komunale. “Duhet të kontribuosh në një parti për tu ngushëlluar. Familje kontribuuese e shtetit duhesh të jesh e një partie që t`i dëshiron apo ty të shkon për shtati…
Familja e dëshmorit s’do të thotë kontribuues shteti, por kontribuues familjar apo rrethi…
Thotë një fjalë e popullit””Ç`’farë shihet kallauz nuk do”. Duke i përcjell ç’do dit portalet shohim që disa familje që ndoshta i kanë kontribuar një partie, apo thjesht ka qenë aty ngushëllohen nga i pari i komunës, dhe në anën tjetër një familje e dëshmorit nuk ngushëllohet për familjarin as edhe nga më e ulëta shtresë komunale e leje më të i shkoj mendja kryetarit të Komunës. Ai që në ditët më të vështira u drejtuar në radhët e UÇK e bëri për të gjithë ne, që një dit që ta nderojmë familjen për t`i nderuar ata që e dhanë më të shtrenjtën jetë. Dëshmorët nuk kanë parti, dëshmorët janë të popullit janë të Republikës së Kosovës dhe nderimi i familjes është nderim i dëshmorit” ka shkruar Agron Murseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.