Uji Dea

Familjarët e viktimave: Serbët kanë bërë krim të dyfishtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Familjarët e 44 viktimave civile të vrarëve më 5 prill të vitit 1999 në Rezallë të Skenderajt, e të larguar nga vendi i krimit nga forcat serbe, janë takuar me përfaqësues të institucioneve për t’u njoftuar për procesin e gërmimeve të nisura në Rudnicë të Rashkës. Familjarët thonë se forcat serbe mbi të dashurit e tyre kishin ushtruar krim të dyfishtë.

Në bazë të një dokumenti të lëshuar nga forcat serbe, po dokumentohet nga vetë serbët se në Rezallë ka pasur masakër dhe se ata këtë po e pranojnë.

“Ne familjarët jemi në kërkim të tyre”, thotë Muhamet Rukolli, familjar.

Kushtrim Gara, nga Komisioni për persona të zhdukur, deklaroi se gjetjet e fundit të mbetjeve mortore obligojnë për thirrje te institucionet ndërkombëtare dhe ato serbe që të reflektojnë në këto raste, në përpjekjen e përbashkët për gjetjen e mbi 1700 personave.

Eco Higjiena

Zyrtarë qeveritarë thonë se varreza masive në Rudnicë pas 15 vjetëve hapet nga kërkesat e pareshtura të ndërkombëtarëve dhe palës kosovare, transmeton RTK.

“Në pamundësi për t’u përballur me forcat e UÇK-së dhe forcat ndërkombëtare të atyre të NATO-s, ata u hodhën ndaj popullit të pafajshëm – pleq, fëmijë, gra e burra – vetëm pse ishin shqiptarë”, deklaroi Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur.

Derisa gërmimet në varrezën masive të Rudnicës vazhdojnë edhe gati për dy muajt e ardhshëm, familjarët e të pagjeturve nga Rezalla thonë se nuk mund të jenë të qetë deri në kthimin e eshtrave të të rënëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.