ARKATANA

Familjarët e Isa Boletinit kërkojnë mbështetjen e Hazirit për rivarrimin e eshtrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur në një takim familjarët e heroit Isa Boletini, me të cilit kanë bashkëbiseduar për rivarrimin e eshtrave, por edhe mbështetjen e mundshme nga ana e Komunës së Gjilanit për ta lehtësuar këtë akt historik dhe nder për popullin shqiptar.

Me këtë rast kryetari Haziri ka thënë se ndjehet i nderuar që sot në zyrën e kryetarit të Komunës pret familjarët e heroit kombëtar Isa Boletini.

”Jam i nderuar që sot po pres pinjollët e Isa Boletinit. Kjo lidhet edhe me heronjtë e Karadakut si Mulla Idrizi, Idriz Seferi, dhe shumë heronj të tjerë të Gjilanit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë. Kosova si shtet po vonohet në nderimin e heronjve, që është veprim i panjohur për ne, por shpresojmë se kjo do të ndryshoj gjatë të ardhmes. Ne si Komunë dhe si Karadak i bashkohemi nismës tuaj që t’i lëvizim gjërat përpara, sepse ky është nder dhe krenari e përbashkët e të gjithë neve”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

UBT

Ndërsa nipat e heroit Kombëtar Isa Boletini, Gazmendi, Xhaviti dhe Ramushi, e kanë informuar kryetarin Haziri për nismën që e ka ndërmarr familja Boletini, për rivarrimin e eshtrave të heroit. Ata thanë se takimet janë duke i mbajtur me kryetarët e Komunave shqiptare brenda dhe jashtë vendit.

”30 qershori është datë historike për neve si familje por edhe për të gjithë shqiptarët. Kjo është dita kur ne kemi vendosur të bëjmë rivarrimin e eshtrave të Isës. Paraprakisht së bashku edhe me të gjithë ju kryetarët e Komunave do të themelojmë këshillin organizativ për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ne si familje kemi menduar se do të ishte një nder i madh që në këtë akt të jenë prezent dy ushtritë shqiptarë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë”, kanë potencuar ata, duke pasur një rezervë për sa i përket heshtjes së qeverisë së Kosovës por edhe asaj të Shqipërisë rreth këtij organizimi. Do të duhej që kjo të bëhej nën përkujdesjen e dy qeverive”, përfunduan ata./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.