Fundamenti

Familja Zeka kërkon ndihmë nga Zvicra dhe Gjermania për zbardhjen e rastit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në emër të familjes Shaip Zeka ka shkruar dhjetëra letra ku ka kërkuar publikisht nga autoritetet e Zvicrës ku edhe ka qenë i strehuar politikisht Kadri Zeka dhe nga autoritetet gjermane, ku edhe është vrarë informata të sakta mbi aktivitetin dhe rrethanat e vrasjes së Kadriut.

Familja e Kadri Zekës ndonëse ka kaluar një kohë e gjatë nga vrasja e tij (17.01.1982), ajo ende nuk ndihet rehat , meqë akoma nuk ka marrë një përgjigje të saktë as nga autoritetet e Zvicrës e as nga ata të Gjermanisë.

Shaip Zeka në emër të familjes tanimë ka bërë publike ftesën dhe kërkesën e tij drejtuar autoriteteve zvicerane, gjermane por edhe miqve e shokëve të Kadriut që të sjellin informacione të sakta e të mirëfillta mbi aktivitetin dhe rrethanat e vrasjes së Kadriut.

FITORJA

“Ftojmë të gjithë dëshmitarët dhe ata që kanë bashkëpunuar me vëllain tim Kadri Zekën, që të na sjellin informata për aktivitetin e tij, por edhe për rrethanat e vrasjes së tij. Nëse dikush e lexon këtë material kërkoj nga autoritetet zvicerane, ku dhe ka qenë i strehuar politik, por edhe nga autoritetet gjermane ku është vrarë vëllai im, që tanimë të dalin me një informatë të mirëfilltë për vrasjen e vëllait tim Kadri Zeka sepse me përgjigjet e deritashme nuk jam i kënaqur” shkruan në letrën e tij publike Shaip Zeka .

Zeka tutje shkruan se “Atë që vëllai im e ka kërkuar në atë kohë ne po e gëzojmë sot. Nëse shokët nga Kambogja që shihen në foto janë dikund le të lajmërohen. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që na sjellin ndonjë informatë apo gjësende të tij. Me respekt dhe mirëkuptim për të gjithë ata që na ofrojnë ndihmë, familja e Kadri Zekës”thuhet në letër .

Në fakt në ftesën publike Shaip Zeka ka paraqitur të gjitha shkresat zyrtare të komunikimit me autoritetet e Zvicrës , letra të rëndësishme dhe përgjigje zyrtare që ka marrë nga ambasadat dhe autoritetet e Zvicrës, por që deri tani Shaip Zeka ka thënë se është i pakënaqur me përgjigjet e kërkuara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.