Familja Spahiu e pakënaqur me dënimin e kushëririt për vrasjen e familjarit

“Këtë vrasje me gjakftohtësi ky kriminel e ka bërë për motive të ulëta të parave që nuk i ka kthyer kurrë. Paratë që ka marrë për vite me radhë në besë për t`i ruajtur e që nuk janë pak por me qindra mijëra franga”, kanë thënë për albinfo.ch familjarët e të ndjerit.

Dënimi me 15 vjet burg i 61-vjeçarit nga Kosova i cili qëlloi para dy vjetësh kushëririn e tij në rrugën Webergasse në St.Gallen nuk e ka kënaqur familjen e viktimës, Haki Spahiu.

Familja Spahiu nga Gjilani janë shprehur të zhgënjyer me drejtësinë zvicerane lidhur me këtë rast. Anëtarët e familjes kanë thënë se janë të befasuar me dënimin e ulët që i është dhënë dorasit.

“Kjo të le me kuptuar se si ka ecur ky proces gjyqësor, ku asnjë deklaratë dhe akuzë e familjes tonë nuk është përfshirë në aktakuzë, këtë vrasje me gjakftohtësi ky kriminel e ka bërë për motive të ulëta të parave që nuk i ka kthyer kurrë. Paratë që ka marrë për vite me radhë në besë për t`i ruajtur e që nuk janë pak por me qindra mijëra franga”, kanë thënë për albinfo.ch familjarët e të ndjerit.

Ata paralajmërojnë se do të ankohen në të gjitha nivelet gjyqësore brenda por edhe jashtë Zvicrës në rast se është e nevojshme.

“Ne si familje SPAHIU jo që nuk jemi të kënaqur me vendimin e gjykatës së qytetit të St. Gallen, por jemi shumë të befasuar dhe të zhgënjyer me rastin tonë, se si është e mundur që një figurë politike e partisë socia demokrate dhe president i sindikatave zvicerane gjithashtu edhe këshilltarë i lartë i parlamentit federal të Zvicrës si Paul Rechsteiner të jetë avokat mbrojtës dhe del në gjykatë të arsyetojë një kriminel, e mos të jetë mbrojtës i një punëtori që u ekzekutua në pritë pas shpine midis qytetit duke shkuar në punë në ora 5 të mëngjesit, ku për 16 vite me radhë, vëllai jonë i shërbeu me punë fizike dhe përkushtim e sjellje qytetit të tij dhe qytetarëve të St. Gallenit pa asnjë delikt”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjes që kanë dhënë për albinfo.ch.

Familja Spahiu e pakënaqur me dënimin e kushëririt për vrasjen e familjarit

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).