HW

Familja shqiptare fiton azilin, pasi u bë me katërnjakë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Katërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare Keta, të lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja. Pas shumë peripecish e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohësisht.

“Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë», ka thënë për mopo.de ministri për migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se «familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt”.

Familja fillimisht fiton një leje qëndrimi për dy vjetët e ardhshme, tansmeton albinfo.ch. Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.

LEXO EDHE: Kryeministri turk: S’i paguajmë kompensim Rusisë për rrëzimin e aeroplanit ushtarak

Mobi Casa

“Ky është një sinjal i mirë”, thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta, përcjell albinfo.ch.

Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.

Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) qe bërë kryeministri.

http://www.albinfo.ch/familja-shqiptare-me-katernjake-fiton-lejen-e-qendrimit-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.