Fundamenti

Familja Sherifi falënderon KF “Dritën” dhe qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Java e 28 të Superligës në futboll në mes Dritës dhe Ferizajit për pak sa nuk kaloi në një moment tragjik, pasi tifozi i Dritës i mituri Birand Sherif bie nga ndërtesa afër stadiumit. Në ato momente të gjithë në stadium kishin mbetur të shtangur për fatin e këtij të riu, por edhe njëherë Shërbimi Policor i Gjilanit ka intervenuar së bashku me ndihmën e shpejt duke ju dhënë ndihma tifozit të Dritës, Birand Sherif.

Djaloshi i ri ka marrë vetën dhe është duke u shëruar në shtëpi dhe nuk ka lëndime serioze, Birandi i cili është i dashuruar pas lojës së futbollit e në veçanti e simpatizon KF Dritën i emocionuar pas 5 ditësh nga aksidenti për herë të parë ka theksuar.
“Ishte një moment shumë i rëndë, por fati ishte në anën time kësaj radhe, nga zemra e falënderoj Policinë e Gjilanit i cili shumë shpejt ka intervenuar e njëashtu edhe mjekët, një falënderim të posaçëm kam edhe për presidentin e klubit të Dritës, Valon Murselin, i cili është interesuar për shëndetin tim, tifozët e klubit “Intelektualët” vazhdimisht më kanë përkrahur njëashtu edhe qytetarët e Gjilanit dhe uroj që skena të tilla të mos përsëriten asnjëherë më”.

HW

Babai i Birandit, i cili është pjesëtar i Policisë në Gjilan, Dogan Sherif, i emocionuar ka theksuar. “Me të marr lajmin kemi qenë të shokuar, por gjithmonë shokët e mirë gjenden në momente të vështira, nga zemra i falënderohem të gjithë atyre që kanë kontribuar për shëndetin e djalit tim i cili tani po e merr vetën, është një gjest shumë i madhë i presidentit të klubit të Dritës ,Valon Murselit, i cili pas rrëzimit të djalit tim ka vendosur që fëmijët nën moshën 16 vjeçare të mos paguajnë biletë për ndeshjet e Dritës” tha Dogan./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.