Eko Higjiena

Familja ndalon me forcë dëbimin nga Gjermania të kosovarit 18 vjeçar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Sipas kolektivit medial “Links Unten Göttingen”, nga ndërhyrja policore janë lënduar tre persona. Ndërsa policia thotë se si pasojë e hapjes së dhunshme të derës, ka pasur sulme fizike të banorëve ndaj policisë.

Në mëngjesin e hershëm të të hënës (14 tetor), në Göttingen të Gjermanisë policia kishte provuar të bëjë dëbimin e një shtetasi 18 vjeçar të Kosovës. Por rezistenca e familjarëve të tij ka përshkallëzuar në dhunë fizike, duke bërë kështu të pamundur dëbimin, shkruan taz.de.

Sipas policisë, zyrtarët policorë, të hënën rreth orës 4.30 kishin provuar të ekzekutonin vendimin e plotfuqishëm për dëbimin e personit në fjalë. Thirrjes së disahershme të policisë për të hapur derën, banorët nuk i ishin përgjigjur, transmeton albinfo.ch. Kështu, policët e kanë parë të domosdoshme që të depërtojnë me forcë në banesën në fjalë.

Sipas kolektivit medial “Links Unten Göttingen”, nga ndërhyrja policore janë lënduar tre persona. Ndërsa policia thotë se si pasojë e hapjes së dhunshme të derës, ka pasur sulme fizike të banorëve ndaj policisë.

Insoekjtorati policor tash ka nisur procedurën e hetimeve për tentim lëndimi të rrezikshëm trupor dhe për rezistencë ndaj policisë.

Uji Dea

Nga ana tjetër “Bündnis gegen Abschiebungen” (Aleanca kundër dëbimeve) thotë se policët, të armatosur rëndë kanë hyrë në banesë pa paralajmërim dhe në mënyrë të dhunshme.

Për të shmangur lëndime të reja, drejtuesi i aksionit policor e ka ndërprerë aksiuonin rreth orës 4:40.

Si reagim ndaj ndërhyrjes, dje nüe orën 10.30 ka pasur një demoinstrim spontan para ndërtesës së komunës, përcjell albinfo.ch. Kanë marrë pjesë rreth 60 veta.-

https://www.albinfo.ch/familja-ndalon-me-force-debimin-nga-gjermania-te-kosovarit-18-vjecar/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.