ZN

Familja milionere rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë

/ 1 minutë lexim
ZN

Kolë Puka ka siguruar “strehim” e ushqim për 15 vjetët e ardhshme në Burgun e Dubravës, por familjarët e tij rrezikojnë të mbesin “pa kulm mbi kokë”.

Gjithë pasuria që ka krijuar ish-gjyqtari i Gjykatës Komunale të Klinës me anë të veprës penale, për çka tashmë është dënuar me 15 vjet burgim, pritet t’i konfiskohet.

ZGJ

Prokuroria ka arritur që të zbulojë pasurinë e tij të blerë me para të pista, të cilën Puka ua kishte bartur në emër pesë familjarëve të tij. Për këtë ata janë akuzuar nga prokurori special, Ali Rexha, për veprën penale të shpëlarjes së parave, shkruan “Koha Ditore”.

Ilir Gegaj, nga fshati Gurrakoc i Istogut, me vendbanim në Australi, Kastriot Gegaj, nga Gurrakoci, Zef Puka, nga Rahovci i Klinës, Kushtrim Ademi, nga Drenoci i Klinës dhe Tomë Puka, nga Rahoveci, akuzohen për këtë vepër, sepse, sipas Prokurorisë, pasurinë e krijuar nga Kolë Puka e kanë bartur në emrin e tyre për ta fshehur prejardhjen e saj./rajonipress/