RCCOLA

Familja Maliqi bëhet me shtëpi të re falë shoqatës 17 Shkurti.ch

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në prag të festës së Kurban Bajramit, familjes Maliqi iu kumtua lajmi se ka filluar ndërtimi i shtëpisë së re, ishte gëzim i pa përjetuar ndonjëherë për ta pasi deri tani jetonin në kushte shumë të vështira, ndërsa për pak kohë do jetojnë si gjithë familjet e tjera me kushte normale të jetës.

Me këtë rast shoqata 17Shkurti.Ch i falënderon të gjithë kontribuuesit që me humanitetin e tyre të treguar për këtë rast, e mundësuan sigurimin e mjeteve në kohë rekord.

Besojmë shumë se tani pas fillimit të punëve në një kohë të përshtatshme do kompletohet edhe ndërtimi i gjithë shtëpisë.

Hidromorava

Allahu i ruajt dhe i shpërbleftë të gjithë ata që kontribuuan dhe po e bëjnë të mundshme që kjo familje të jetojë si gjithë familjet e tjera.

Shoqata e falënderon Rabit Xhelilin i cili e ka siguruar dhe e ka lëshuar për banim shtëpinë e tij për familjen Maliqi gjatë kohës sa do të punohet për ndërtimin e shtëpisë së re thuhet në njoftimin e shoqatës 17 Shkurti..ch./rajonipress/