ARKATANA

Familja kosovare deportohet nga Gjermania në Kosovë, policia ua theu derën e banesës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një familje kosovare e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5 anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.

Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit, policia ua ka thyer derën e banesës duke iu dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.

Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane. Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur” ka thënë ajo, shkruan Indeksonline, përcjell albinfo.ch

Vajza 14 vjeçare shkonte në shkollë të mesme, njëjt si vëllau 13 vjeçar, ndërsa vëllau i vogël shkonte në Kopështin e Fëmijëve.

Babai i familjes kishte punuar si kujdestar në kopshtin e fëmijëve, ndërsa nëna si pastruese.

Hidromorava

Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.

“Zyra e emigracionit është e lidhur me vendimet e Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) dhe siguron largimin e njerëzve nga vendi ynë. Dëbimi ishte i nevojshëm sepse familja nuk donte largim vullnetar. Kërkesat ligjore për të drejtën për të qëndruar nuk janë plotësuar në këtë rast” thuhet në njoftimin e autoriteteve të emigracionit.

Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.

Ndërkohë, familja është kthyer në Kosovë, ku jeton me të afërmit për momentin.

https://www.albinfo.ch/familja-kosovare-deportohet-nga-gjermania-ne-kosove-policia-ua-theu-deren-e-baneses/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.