ARKATANA

Familja Jashari dhe dëshmorët tjerë u sakrifikuan që Kosova të jetojë e lirë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Edhe sot, si tash e 20 vite, populli i Kosovës përkujton dhe nderon heroizmin dhe sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë atyre që dhanë jetën për liri, për bërjen e shtetit dhe për pavarësinë e Kosovës, ideal ky për të cilin dëshmoret dhanë gjithë çka patën, si mendjen, trupin e shpirtin, për të vetmin qëllim që Kosova të jetojë e lirë, e pavarur dhe në paqe gjithmonë ka thënë Shpresa Kurteshi – Emini.

E lavdishme mbetet përherë lufta e UÇK-së, e cila brenda vetes ngërthen dhe shënon një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, që nga vitet e 80-ta e deri më 1999, kur ideali i përbashkët yni, filloi të lulëzojë dhe të ngreh fije shprese mes njerëzve që ndër shekuj njohën vetëm vuajtje, mundim dhe mungesë lirie, në mënyrën më të padrejtë, nga pushtuesi i atëhershëm.

Uji Dea

Ky pushtues nuk njohu njerëzinë dhe bëri atë çfarë bota e di, ndaj një popullate të pafajshme, e cila nuk kërkoi gjë tjetër, përveç të drejtës për të jetuar qetë në tokën e të parëve të vetë.

Sot historia a marsit, aq sa na sjell kujtime të trishta, me vete na sjell edhe porosi të mëdha, që të punojmë e të angazhohemi për ndërtimin e shtetit, për promovimi e paqes kudo, duke krijuar kështu një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë.
Uroj që Kosova të bëhet ëndërr e jetësuar e dëshmoreve tanë.
……………………………………………..
(fjala e kryesueses së Kuvendit Komunal të Gjilanit, mbajtur në seancën solemne për shënimin e epopesë së UÇK-së)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.