ARKATANA

Familja Gashi, mes ankthit dhe shpresës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Drejtori gjerman i Menaxhimit për ndërtim nga Oberhauseni (OGM) ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm në Facebook: “Unë nuk dua që kjo familje të dëbohet”.

Për tre vjet me radhë familja Gashi nga Kosova është duke jetuar në Oberhausen. Por, tani ata janë kërcënuar me dëbim.

Megjithatë, drejtori gjerman i Menaxhimit për ndërtim nga Oberhauseni (OGM), Hartmut Schmidt, është angazhuar për parandalimin e kërcënimit me dëbim të familjes Gashi. Në një postim në Facebook, OGM ka shprehur solidaritetin e saj me familjen.

“Familja Gashi janë një shembull kryesor i integrimit të suksesshëm”, thotë drejtori nga Oberhauseni. Familja vjen nga Kosova dhe jeton që nga viti 2015 në Oberhausen. Babai Halili punon në departamentin e shërbimit teknik të ndërtesave në OGM. “Dhe kjo për kënaqësinë tonë të madhe”, thotë drejtori menaxhues, përcjell albinfo.ch.

Halili dhe bashkëshortja e tij, Faketen, angazhohen vullnetarisht për të ndihmuar refugjatët. “Nëse bëhet fjalë për përkthime apo për organizimin e veprimeve në shtëpitë e refugjatëve, çifti bashkëshortor Gashi gjithmonë janë të gatshëm për të ndihmuar”, vlerëson Hartmut Schmidt.

KKVITI

Fëmijët e tyre gjithashtu janë të integruar mirë, transmeton Albinfo.ch. Djali Flamuri (23) e ka përfunduar trajnimin e tij si një murator, vajza Fitore (21) edukatore dhe më e vogla, Rona (7), është duke ndjekur klasën e dytë.

Lajmi për një dëbim të mundshëm ka goditur rëndë familjen. “Këtë lajm e kemi pranuar me keqardhje”, thotë Hartmut Schmidt, i cili është duke u angazhuar për bashkëpunëtorin e tij, transmeton albinfo.ch.

Familja ka paraqitur një kërkesë që rasti i tyre të pranohet si rast i rëndë, sepse një dëbim ligjor do të ishte i ligjshëm, pasi që Kosova është klasifikuar në Gjermani si vend i sigurt i origjinës. Tani, për fatin e familjes duhet të vendosë Komisioni për raste të rënda mbi bazën e informatave të autoriteteve të migracionit nga Oberhauseni.

Për familjen Gashi, tani vijnë ditë mes ankthit dhe shpresës.

https://www.albinfo.ch/familja-gashi-ne-mes-ankthit-dhe-shpreses/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.