Mobi Casa

Familja e përkujton Muhamet Xhemajlin edhe pas 14 vitesh, institucionet e harrojnë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Muhamet Xhemajli i njohur si komandant Rebeli i ka bërë 14 vite që në mënyrë tinëzare është vrarë në Gjilan. As pas kaq vitesh asnjë hetim dhe asnjë përgjigje zyrtare s`ka marrë familja. Enkelejdë Xhemaili së bashku me fëmijët e përkujtojnë më të dashurin e tyre, derisa Enkelejda ka edhe një porosi. “Është një turp i madh të mos përkujtohen dëshmorët, është e padrejtë që ende nën emrin e Muhamet Xhemajlit përfitojnë matrapazët. I lutem zotit që një ditë t`i ndëshkojë drejtësia këta dallaverxhinjë” thotë Enkelejda për rajonipress.

“Edhe sot në përvjetorin e 14-të të ikjes tënde në amshim asgjë nuk ndodhi si gjithmonë shoqatat e dala nga lufta të harruan, bashkëfshataret e tu, vendlindja jote të harroi, shokët miqtë të harruan, Qeveritë, shteti të harroi, kjo është më e rëndë se vdekja, t`i dhe jetën për liri, për të gjithë që jetojnë në këtë liri, turp shumë turp që s`të njohën që s`ta ditën vlerën ….. Por je krenar sepse jam unë, janë fëmijët e tu, djemtë dhe vajza që s`të harrojmë, t`i jeton në zemrat dhe mendjet tona dhe ne jemi krenar që pata një bashkëshort dhe një baba si Ty do ishe i lumtur sot po të ishe pranë nesh do gëzoje fëmijët e tu …. kudo që je të duam shumë je i paharruar gjithmonë” ka shkruar në rrjetet sociale Enkelejdë Xhemaili.

Më 12 korrik 2005 është vrarë në mënyrë tinëzare në Gjilan Muhamet Xhemajli i njohur me nofkën e luftës si Rebeli. Rebeli ishte njëri nga figurat kyçe të UCPMB-së. I patrembur dhe luftëtar i pashoq në të gjitha betejat. Ata që e kanë njohur ose kanë pasur nderin të luftojnë me Rebelin e kanë cilësuar si ikonë të trimërisë.

Por vrasja e tij kurrë nuk u hetua, as kurrë nuk u ndriçua, pavarësisht apeleve të shumta që ka dhënë Enkelejda Xhemaili gruaja e Rebelit.

ARKATANA

Enkelejda së bashku me fëmijët dhe familjarët e Rebelit e kanë të vështirë dhe të paqartë ta kuptojnë këtë heshtje të institucioneve hetuese, por edhe të atyre politike në Luginë, Kosovë e Shqipëri. “Asnjëherë s`ka pasur gatishmëri që të ndriçohet rasti i Rebelit. As Lugina nuk bëri asgjë për Rebelin edhe pse ai e dha jetën dhe luftojë e punojë për një Luginë të pastër, për një Luginë me shqiptarë të sinqertë, të aftë e të përkushtuar për komb e atdhe” shprehet Enkelejda.

“Kam shpresuar që përvjetori i 14 i vdekjes së Rebelit do të kremtohej e përkujtohej më ndryshe. Muhameti dhe vepra e tij meritojnë më shumë vëmendje, më shumë ndriçim historik sepse ai ishte i të gjithëve”.

Enkelejda thotë se është krenare për veprën e burrit të saj dhe së bashku me fëmijët nuk ka ditë që nuk mendon për të e për veprat e shumta që i la pas.”Çdo vit e ka përkujtuar vendlindja, por kësaj radhe si duket kanë heshtur dhe e kanë lënë në harresë. Ky është një turp i madh të mos përkujtohen dëshmorët, të mos përkujtohet heroizmi i Rebelit dhe i bashkëluftëtarëve të tjerë. Ne po vazhdojmë të kemi dhimbje për këto padrejtësi që po i bëhen njeriut të luftës sepse nuk i është njohur asnjë status fëmijëve e as familjes së Rebelit. Dhe kjo po ndodhë për shkak të disa matrapazëve e dallavergjinjëve e përfituesve që ende po krenohen e po përfitojnë në emër të Rebelit” shprehet e revoltuar Enkelejda.

“I lutem Zotit që një ditë t`i ndëshkojë këta njerëz kurse ne familja shpresojmë ende në drejtësi dhe kjo është arsyeja që ne mburremi me veprën e Rebelit. Të kujtojmë me mall unë bashkëshortja Enkelejda, djemtë Hedoni dhe Ramizi dhe vajza Elona” ka thënë Xhemaili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.