Familja e Naim Lecit ka nevojë për ndihmë për ta përfunduar shtëpinë e re
Kamenicë – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka ndërmarrë sërish aksionin për ta përkrahur e ndihmuar ndërtimin e shtëpisë për familjen e Naim Lecit i cili jeton në kushte të rënda ekonomike.
Fatmir Matoshi ka thënë se na duhet ende ndihmë për ta përfunduar shtëpinë e Naim Lecit. “Sot filluan punët për ndërtimin e shtëpisë për Familjen e Naim Lecit që jeton në kushte të rënda ekonomike, për përfundimin e kësaj shtëpie na duhet ende ndihma juaj” ka shkruar Matoshi në apelin e tij drejtuar qytetarëve të Kamenicës.
Të gjithë ju që keni mundësinë dhe vullnetin për të ndihmuar këtë familje që të ketë një shtëpi, kontributin tuaj mund ta jepini në xhirollogarisë 1702003025615919./rajonipress/


