UBT

Familja e Muzafer e Fitore Arifit bëhet me shtëpi të re, donatori mbetet anonim

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Gjilan është inauguruar shtëpia e re për familjen 6-anëtarëshe të Muzafer e Fitore Arifit, e cila deri tani kishte jetuar në gjendje të rëndë të banimit.

Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari në detyrë i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se është krenar me solidaritetin e njerëzve, të cilët kanë bërë me kulm mbi kokë 165 familje.

Mobi Casa

“Falë donatorit nga Zvicra i cili ka dashur të mbetet anonim, sot u bë me shtëpi familja gjashtë anëtarëshe e Muzafer dhe Fitore Arifit. Në proces të ndërtimit janë edhe 6 shtëpi të tjera. Jam shumë krenar me solidaritetin e njerëzve, me mbështetjen e të cilëve tashmë janë ndërtuar 165 shtëpi. Komuna ka renovuar 49 shtëpi, derisa për çdo vit ka paguar qira për 60 familje”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/