Fundamenti

Familja e Misret Aliut nga fshati Buzovik është bërë me shtëpi të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Familja e Misret Aliut nga fshati Buzovik i Vitisë është bërë sot me shtëpi të re dhe kjo falë një bashkëvendësit tonë Fidan Ramizi i cili ishte nismëtar për ndërtimin e kësaj shtëpie, por ai e ka gjetur përkrahjen e disa të tjerëve. Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të kësaj shtëpie kanë marrë pjesë zv. Kryetari Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, nismëtari Fidan Ramizi, bashkëqytetarë si dhe dashamirë të familjes së Misret Aliut.

Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu falënderoj Fidan Ramizin dhe të gjithë të tjerët të cilët kanë marrë iniciativën për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e Misret Aliut. ”I falënderojmë të gjitha ata që ju kanë bashkangjitur këtij aksioni dhe që sot Misret Aliu të jetë i barabartë me qytetarët e Komunës së Vitisë dhe që familja e tij të këtë kushte të mira për jetesë” u shpreh Aliu.

Ndërkaq Fidan Ramizi tha se për gjendjen e rëndë në të cilën ka jetuar familja Aliu është njoftuar përmes mediave duke theksuar se pas konsultimeve me familjen ata kanë vendosur që të ja ndërtojnë një shtëpi të re. “Duke e parë gjendjen e vështirë të kësaj familje patëm vendosur që të ja ndërtojmë një shtëpi të re. Njëherit dua t`i falënderoj të gjithë ata të cilët mu kanë bashkangjitur këtij aksioni” ka thënë Ramizi.

Mobi Casa

Ai mandej ju bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i dalin në ndihmë njerëzve në nevojë duke potencuar se veprat e tilla humane të bëjnë të ndihën të lumtur.

Ndërkaq anëtarët e familjes së Misret Aliut kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtëpisë e në veçanti për Fidan Ramizin.

Përndryshe Famija Aliu deri më tani ka jetuar në një shtëpi të vjetër e cila ka qenë pa kushte elementare për jetë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.