RCCOLA

Familja e Komandant Lleshit takon Ramush Haradinajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Babai dhe vajza e Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, sot janë pritur nga ish kryeministri dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

I sapo liruari nga Gjykata e Hagës sot ka pranuar në takim Hysen Qazimin (babain e Ridvan Qazimit) dhe Albulena Qazimin (vajzën e Ridvan Qazimit).

Dy mysafirët nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit janë pritur ngrohtësisht nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, nënkryetar i këtij subjekti politik, raporton Titulli.

Fundamenti

Delegacioni nga familja e Komandat Lleshit e ka uruar Haradinajn për lirimin e tij dhe i ka dëshiruar suksese në jetën politike në Republikën e Kosovës.

Takimi u zhvillua në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ndërsa vlenë theksuar se Hysen Qazimi ka një lidhje të veçantë me ish kryeministri e Kosovës Ramush Haradinaj./Titulli.com/