United Hospital

Familja e Haki Fazliut nga fshati Sadovinë e Jerlive bëhet me shtëpi të re

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Falë njerëzve të vullnetit të mirë por edhe të mbështetjes nga Komuna e Vitisë, familja katër anëtaresh e Haki Fazliut nga fshati Sadovinë e Jerlive u bë me shtëpi të re. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti donatorë dhe banorë të këtij fshati kanë vizituar sot këtë familje duke ju uruar atyre shtëpinë e re.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë vizitës që e ka bërë sot në shtëpinë e sapo ndërtuar të Haki Fazliut nga fshati Sodovinë e Jerlive pasi që falënderoj të gjithë donatorët që kanë mundësuar ndërtimin e kësaj shtëpi tha se ai ndihet i gëzuar që u prit sot në shtëpinë e tyre të re nga kjo familje. “Falë njerëzve të vullnetit të mirë kjo familje u bë me shtëpi të re. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që mundësuan ndërtimin e kësaj shtëpie. Unë sot më të vërtetë ndihem shumë i gëzuar që u prita nga familja Fazliu dhe dashamirët e saj në shtëpinë e re e cila me të vërtetë është shumë e bukur“ u shpreh Haliti.

Eco Higjiena

Ai ndër tjerash tha se falë njerëzve të vullnetit të mirë për një kohë shumë të shkurtër në komunën e Vitisë janë ndërtuar rreth 40 shtëpi për familjet sociale.

Ndërkaq edhe Kryetari i fshatit Sadovinë e Jerlive, Sefedin Fetahu falënderoj të gjithë ata që kontribuon në ndërtimin e shtëpisë për familjen katër anëtarësh të Haki Fazliut duke bërë me dije se ata po shikojnë mundësinë që të bëjnë me shtëpi të re edhe një familje tjetër nga ky fshat./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.