ARKATANA

Familja e atdhetarit Mehë Uka i bashkohen Kadri Veselit në PDK

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Familja e atdhetarit të njohur Mehë Uka, i është bashkuar kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit në PDK. Bashk me familjen Uka, në PDK kanë aderuar edhe shumë qytetarë nga rajoni i Shalës.

Veseli e ka vlerësuar lart angazhimin e familjes Uka për lirinë e vendit, ndërsa ka theksuar përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook se bashkë me mijëra të rinj, të reja dhe qytetarë të shumtë që po i bashkohen PDK-së, do ta fitoj betejën për luftën kundër korrupsionit. Statusi i plotë i Kadri Veselit: Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit. Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.