RCCOLA

Familja e Agim Ramadanit në mes të krenarisë dhe emocioneve

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Familja e ngushtë e Agim Ramadanit ishte tejet dinjitoze në ceremoninë e zbulimit të shtatores. Shukrije Ramadani shoqërohej me nipat e mbesat dhe djemtë, duke u përcjellur nga Jashari, Demushi, Muhameti e familjar të tjerë të cilët secili ishin veshur në veshje kombëtare.

Ceremonia e zbulimit të shtatores së Agim Ramadanit ka kaluar si është më së miri. Pos strukturave komunale e qendrore, partive politike, shoqatave ta dalura nga lufta, bashkëluftëtar të Agimit, veteran e personalitete tjera nga trojet shqiptare, ceremoninë e ka madhëruar prania e familjes së ngushtë të Agim Ramadanit.

Ishte Muhamet Ajrullahu nipi i Agimit që në cilësinë e ideatorit dhe realizatorit të tërë projektit të shtatores që kujdesej edhe për familjen e Agimit, e cila me prezencën e saj i dha fuqi tërë tubimit.

KKGJILAN

Shukrije Ramadani shoqërohej nga djemtë Jetoni, Edoni dhe Lorina, pastaj nipat. Mbrapa ishte Jashari, Ramadani dhe Muhameti.

Ishte emocionuese kur nipat bënë foto pranë shtatores së Agimit e Shukrije Ramadani përcillte çdo lëvizje edhe të fëmijëve, por edhe të ushtarëve të FSK-së.

Muhamet Ajrullahu edhe njëherë i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe përkrahur vizionin e tij që Agim Ramadani të bëjë dritë në qendër të Gjilanit.”Vërtet ishte një tubim perfektë dhe ka kaluar si është më së miri. Në emrin tim dhe të familjes së ngushtë të Agimit i falënderojmë të gjithë pa përjashtim që ishin me ne dhe afër nesh gjatë tërë realizimit të projektit” tha Ajrullahu./rajonipress/