Eko Higjiena

Familja Avdijaj: Nuk po e kuptojmë injorimin e Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Talenti kosovar Donis Avdijaj, vazhdon që të injorohet nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Avdijaj i zhvilluar te skuadra e Schalkes, e i huazuar në këtë dimër te Sturm Grazi në Austri, vitin e kaluar e ka shfaqur hapur dëshirën që të hequr dorë nga Gjermania e për ta veshur fanellën ‘kuq e zi’. Mirëpo, ai nuk po merr asnjë ‘haber’ nga Shqipëria. Së fundmi mediat në Shqipëri kanë shkruar se ai nuk do të ftohet as për ndeshjen e radhës me Armeninë.

Babai i tij, Xhemë Avdijaj shprehet i dëshpëruar. “Katër muaj më parë e kemi pasur kontaktin e fundit me FSHF-në. Nuk po na japin përgjegjje, dhe nuk po kuptojë se pse po injorohemi nga Shqipëria”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Xhemë Avdijaj.

Mobi Casa

“Kemi presion edhe nga Gjermania por po duam që Donisi të luaj për Shqipërinë. Nuk e di çka do të bëhet”, përfundoi Xhemë Avdiajaj.

Donis Avdijaj është 18-vjeçar dhe ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë U-16, U-17, dhe U-19. Klauzola e tij për largimin nga Schalke është 50 milionë euro.