HW

Familja Ajazaj, njëherë për njëherë shpëton nga dëbimi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për Ajazajt. Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.

Familja Ajazaj nga Shqipëria, e cilësuar si shembull i integrimit të suksesshëm në Gjermani, vetëm 1 javë më parë ishte bërë temë në mediet gjermane. Edhe albinfo.ch ka shkruar lidhur me rastin. Nga 11 tetori Xhezo Ajazaj me gruan dhe tre fëmijët që jetojnë prej tri vitesh në Berlin, kanë jetuar nën ethet e kthimit.

Pasiguria që i priste në rast kthimi në Shqipëri, ku, siç shkruan bild.de “nuk kishin asgjë”, i përcillte ata ditë e natë.

Por, çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për Ajazajt. Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja të rishikohet dhe të rivendoset.

Hidromorava

Fqinjët, të njohurit dhe mediet, duke bërë fjalë për Ajazajt shprehnin shqetësimin përse “pikërisht ata” duhej të dëboheshin. Dhe shqetësimi ishte i bazuar pasi që, siç ka thënë edhe shefi gjerman i kompanisë ku punon Xhezo, “shqiptari i tij” punonte sa për tre veta.

Senatori Geisel, më 11 tetor ksihte vendosur për dëbimin e familjes ndërsa tash, ai ka ndryshuar qëndrimin dhe, së paku hë për hë, Ajazajt mbeten në Gjermani.

http://www.albinfo.ch/familja-ajazaj-njehere-per-njehere-shpeton-nga-debimi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.