ARKATANA

Falsifikonte dokumentet e Gjykatës së Gjilanit, arrestohet i dyshuari

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësitet Kundër Krimeve Ekonomike pas grumbullimit të dëshmive me 14.09.2017 kanë arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar i cili në mënyrë të kundërligjshme ka falsifikuar dokumente nga evidenca e personave, ka vulosur dhe nënshkruar certifikata në emër të Gjykatës Themelore ne Gjilan.

KKVITI

Me urdhër të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë konfiskuar: një llap-top dhe disa dokumente të dyshuara. Me urdhër te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/