Hidromorava

Falsifikon listën e vijueshmërisë së punëtorëve, për përfitime materiale, i vihen prangat nga Policia për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material dhe se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” e parashikuar në sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.

Personi në fjalë, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2,000 €uro dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.

FITORJA

Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj për luftimin e krimit dhe korrupsionit po vazhdon dhe do të vazhdoj me ndërmarrjen e veprimeve dhe masave ligjore ndaj të gjithë atyre personave, pa dallim rolit dhe funksionit që ushtrojnë e që bien ndesh me ligjet dhe proceduarat ligjore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.