Falsifikoi dokumentin duke ndërhyrë në datën e vizës, të dyshuarit i konfiskohet pasaporta

Gjilan – Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ndërhyrë (në datën e vizës) në pasaportën e tij.
Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/