FIDANISHTJA

Falja e borxheve, sekret i Qeverisë së oligarkëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mungesë e theksuar transparence e institucioneve kosovare. Dhjetëra milionë euro do t’u falen bizneseve

Anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Bali Muharremaj, tha se edhe refuzimi i ATK-së për të treguar se si po falen borxhet tregon haptazi se koalicioni në pushtet nuk e ka për qëllim që të përmirësohet klima e të bërit biznes në Kosovë, por po lirohen nga borxhet vetëm ato biznese që kanë lidhje politike dhe që janë të kapura nga pushteti

UBT

Falja e borxheve po shoqërohet me mungesë të theksuar të transparencës. Sipas vlerësimeve të institucioneve, shuma e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milionë euro, rreth 148 milionë borxh ndaj ATK-së, rreth 6 milionë borxh ndaj Doganës së Kosovës, rreth 57 milionë borxh për tatimin në pronë dhe rreth 465 milionë borxh ndaj ndërmarrjeve publike. Zyrtarët e ATK-së, me gjithë pyetjet e dërguara gjatë ditës së hënë, se si po falen borxhet nga ATK-ja, si edhe çështja se kur dhe a do të publikohen fare listat që përfitojnë nga amnistimi i qeverisë, nuk kanë dhënë përgjigje.

Anëtari i komisionit për Buxhet dhe Financa, Bali Muharremaj(AAK), tha se edhe refuzimi i ATK-së për të treguar se si po falen borxhet tregon haptazi se koalicioni në pushtet nuk e ka për qëllim që të përmirësohet klima e të bërit biznes në Kosovë, por po lirohen nga borxhet vetëm ato biznese që kanë lidhje politike dhe që janë të kapura nga pushteti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.