Mobi Casa

Falimentojnë mbi 4 mijë kompani

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Për nëntë muaj, 1115 biznese vendore kanë shuar aktivitetet biznesore, ndërsa 14 kompani të huaja kanë tërhequr kapitalin e tyre nga Kosova. Ndërkohë ka pasur edhe regjistrim të bizneseve të reja.

Lulzim Demolli, këshilltar për medie në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se prej datës 01.01.2014 deri më datën 01.09.2014 janë regjistruar 6698 biznese dhe 46 kompani të huaja.

ARKATANA

“Ndërsa nga data 01.01.2014 deri më datën 01.09.2014 janë shuar 1115 biznese dhe 14 kompani të huaja”, ka thënë Demolli, për Kosova Sot.
Ai nuk ka dhënë përgjigje se cilat janë arsyet që kaq shumë biznese janë shuar këtë vit. Të dhënat tregojnë për një tkurrje të ekonomisë dhe rënie të parashikimeve zyrtare.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini ka thënë se numri i saktë i kompanive që falimentojnë nuk është ai që jepet zyrtarisht. “Ne kemi një statistikë që brenda këtij nëntëmujori e kanë shuar aktivitetin e tyre biznesorë mbi 4 mijë të ndryshme”, tha Shahini për Kosova Sot. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.