Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Miliona mysliman në mbarë botën sot festojnë festën e Kurban Bajramit. Edhe në Kosovë, po feston këtë festë të madhe për popullin shqiptar të besimit islam.
Namazi kryesor i Kurban Bajramit është falur në Xhaminë ‘Sulltan Mehmet Fatih’, e cila njihet si Xhamia e Madhe, nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Festa e Kurban Bajramit karakterizohet edhe me kryerjen e një prej shtyllave kryesore të fesë Islame, kryerjen e Haxhit. Në këtë ditë bëhet edhe prerja e Kurbanit.

