Falet Kurban Bajrami në Anamoravë

Gjilan – Besimtarët gjilanas dikush brenda e dikush në rrugë e kanë falur Kurban bajramin duke u lutur për paqe e harmoni vëllazërore. Mustafë Bajrami kryetar i Bashkësisë Islame ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me urimin që në familjet e tyre të mbretërojë paça e respekti njerëzor.
Në Gjilan dhe në Anamoravë është falur Kurban Bajrami dita e sakrifikimit Eid al-Adha .
Manifestimi qendror për festën e Kurban – Bajramit është mbajtur në xhaminë e madhe në qendër të qytetit . Për shkak të numrit të madh të besimtareve disa prej tyre edhe janë falur në rrugën kryesore.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan Mustafë Bajrami me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët duke shprehur dëshirën që mes tyre të mbretërojë paqja, harmonia dhe respekti njerëzor e vëllazëror. “Urojë që në këtë ditë të mbretëroj uniteti, urtësia dhe vendosmëria” tha Bajrami./rajonipress/