RCCOLA

Falet Kurban Bajrami, kudo jepet mesazhi për solidaritet e harmoni familjare

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në të gjitha xhamit e Anamoravës ka dominuar kërkesa që në familjet shqiptare të dominojë harmonia e solidariteti njerëzor. Agim Hyseni derisa e ka udhëhequr ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në xhaminë e madhe në Gjilan ka thënë se kjo ditë duhet të reflektojë paqe, harmoni e solidaritet mes familjeve tona.

Falja e Kurban Bajramit është kryer në të gjitha xhamit e Anamoravës dhe si çdo herë edhe kësaj radhe nga xhemati i shumtë është kërkuar që të ndihmohen familjet skamnore dhe të dominojë dashuria e harmonia familjare.

Mobi Casa

Agim Hyseni nga KBI i cili edhe e ka udhëhequr ceremoninë e faljes së Kurban Bajramit në xhaminë e madhe në Gjilan ka thënë se Kurban Bajrami është festë ku duhet të dominojë solidariteti dhe humaniteti. “Të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë dhe ndodhen në situata të rënda. Të jemi më human dhe më të dashur ndaj njëri tjetrit” ka thënë Hyseni.

Kurse Naim Aliu kryetar i KBI në Gjilan ka thënë se çdo festë ka vlerat në të cilat mbështetet, ndërsa vlerat e Kurban- Bajramit manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë mes njerëzve, duke bartur me vete porosinë e mirëqenies dhe paqes mbarënjerëzore./rajonipress/