Hidromorava

Falet Bajrami i Madh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë.

Në prezencë të një rrethi të ngushtë të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Si asnjëherë më parë për faljen e Namazit të Bajramit xhamitë kanë qenë zbrazura nga njerëzit, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për t’u mbrojtur nga pandemia, duke anuluar edhe vizitat familare.

ARKATANA

Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.

Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.

Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë. Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.