Fundamenti

Faleminderit shumë Kryeministër, z. Avdullah Hoti!

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me kërkesën time si deputete e Kuvendit të Kosovës dhe duke njohur vështirësitë që po kalon familja e Agon Musliut, Kryeministri i Kosovës, z. Avdullah Hoti, ndan shumën financiare prej 25 mijë eurosh, që sadopak disa halle të jetës t’i lehtësohen pas tragjedisë së madhe ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Kuvendi i Kosovës formoi Komisionin Parlamentar Hetimor për të gjetur të metat dhe shqyrtuar vërejtjet gjatë kohës së pandemisë. Në fokus gjatë kohës së karantinimit, ku dyshohet se ka pasur parregullsi të shumta, e ku fatkeqësisht humbi jetën Agon Musliu nga Gjilani – një student, intelektual i ri, lexues dhe një djalë shembullor.

Pa dashur me i hap dhembjen e pashërueshme familjes Musliu në Kuvend, desha të jepja kontributin praktik, duke i kërkuar Kryeministrit profesionist, z. Hoti, mbështetje financiare për familjen e Agonit. Ai e pranoi kërkesën dhe i jam mirënjohës nga zemra, si dhe solidarizimin që kanë treguar qytetarët nga mbarë vendi.

Fundamenti

Gjithashtu kërkova që në vendin ku humbi jetën djali i vetëm i familjes Musliu, të vendoset një pllakë përkujtimore, ku humbi jetën studenti në Konviktin e Studentëve. Po ashtu, falënderoj z. Lutfi Hazirin – kreun e Komunës së Gjilanit, i cili ishte afër familjes së Agonit në çastet më të vështira.

Edhe njëherë, e ngushëlloj familjen e Agonit dhe tragjedi të tilla kurrë mos u përsëritshin në Kosovën tonë të lirë!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.