Faleminderit mantelbardhë për angazhimin e madh në periudhën e pandemisë

Kryetari Alban Hyseni në vizitën që bëri dje në Spitalin Regjional të Gjilanit u mirëprit nga profesionistët shëndetësor, me ç’rast falënderoi mantelbardhët për angazhimin e madh gjatë periudhës së përballjes së vështirë me pandeminë.
Mantelbardhët si çdoherë në nivel të detyrës për të ju shërbyer qytetarëve, kërkuan koordinim më të mirë të sistemit shëndetësor primar dhe atij sekondar në nivel të komunës, për ç’gjë u zotua edhe kryetari në ardhje Alban Hyseni.
Zë i ri, udhëheqje e re.
#përtëgjithaprofesionet