Falë Facebook-ut djali rigjen familjen pas 22 vitesh

Alex Anfuso, është një Italian që në moshën 5 vjeçare u rrëmbye nga babai i tij që e çoi atë në Kairo, kryeqytetin egjiptian. Babai i tij e mbajti djalin për 22 vjet në Kairo me një emër të rremë.
Djali arriti të gjente që mbiemrin e kishte Anfuso. Ai shkroi në faqen e tij të Facebook-ut: “Emri im është Alex. Po kërkoj familjen time, po kërkoj nënën time”.
Në 1987-ën, ndërkohë që mamaja e Alex-it ishte në burgun e Rebibbia-s në Romë, babai e mori djalin nga Guidonia e Italisë dhe e çoi atë në Kairo. Alex-i edhe kur vajti në moshën 28 vjeçare nuk kishte ende një çertifikatë lindjeje dhe as vërtetim banimi në Egjipt.
Pas shumë vitesh përpjekjesh të dëshpëruara për të kontaktuar me të afërmit e tij italianë, ai u dërgoi mesazhe në Facebook shumë njerëzve me mbiemrin Anfuso. Njëri prej tyre ishte dhe tekniku Pino Anfuso që punonte në televizionin RAI.
Edhe pse tekniku nuk kishte lidhje gjaku me djalin, vendosi ta ndihmonte atë duke e marrë në emisionin “C’hi la visto”, i ngjashëm me emisionin “Njerëz të humbur”. Këtu djaloshi ndau historinë e tij me gjithë shikuesit.
Pavarësisht se Alex mësoi se nga vinte, fatkeqësisht ai mësoi se nëna e tij kishte vdekur. Tashmë Alex Anfuso është 32 vjeç dhe jeton në Itali.