Mobi Casa

Faktori njeri shkaktar kryesorë i zjarreve dhe ndotjes së ambientit në Viti

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Zjarret dhe ndotja e ambientit, shqetësuese për qytetarët e Komunës së Vitisë. Me qindra hektarë fusha (djerrina), ishin të përfshira nga zjarret. Muaji që lamë pas (tetor ) ishte muaj i ndotjes së ambientit dhe i zjarreve.

Ekipi i zjarrfikësve, kanë dalë disa herë për t`i shuar vatrat e zjarreve. Sipas burimeve që EVSB posedon, del se faktori njeri është ai që po i shkakton zjarret, dhe ne u kemi bërë thirrje qytetarëve tanë përmes fushatave vetedijesuese, duke vendosur nëpër të gjitha shkollat posterë vetëdijesues, që zjarret mos të ndodhin, por dhe tani u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave të Komunës së Vitisë, që të kenë kujdes, dhe ta ndalojnë këtë dukuri.

Situata problematike me zjarret në Komunën e Vitisë, ishte kthyer në një shqetësim për banorët e kësaj Komune. Në ndryshim me vitet e kaluara kur situata ka qen problematike gjatë muajve qershor, korrik dhe gushtë, këtë vit me qindra zjarre kanë rënë në muajin tetor.

UBT

Po i publikojmë fotot e para 2 ditëve ku duken zjarret herët në mbrëmje, dhe dy foto tjera ku është i mbuluar fshati nga tymi ku digjeshin plastikë dhe goma.

Përpos zjarreve, nivelin e lartë të ndotjes po e bëjnë djegia e gomave, dhe sendet shtëpiake etj.

Mjedisi në të cilin po jetojmë gjithnjë e më tepër po rrezikohet nga ndotësit e ndryshëm të cilët ndotin ajrin, tokën dhe ujin, po e rrezikojnë jetën dhe shëndetin tonë. Uji është materie e pa zëvendësueshme, prandaj kujdesi ndaj tij është mase i nevojshëm thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/