UBT

Faktorët pengues të vizave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një temë tjetër, e cila nuk do t’i shpëtojë agjendës së qeverisë së re, pritet të jetë edhe çështja e vizave.

Liberalizimi u është premtuar qytetarëve të Kosovës prej vitit 2010, por ky proces ende nuk është përmbyllur.

Teksa ka folur rreth kësaj Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, “Epik”, ka thënë se aktualisht janë katër faktorë të cilët janë duke penguar liberalizimin e vizave për Kosovën: mungesa e rezultateve të Kosovës në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar; Raporti i Vendit 2019, i cili identifikoi sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit; ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave. “Brenda BE-së janë disa vende, të cilat për arsye të brendshme janë kundër hapjes së mëtutjeshme të kufijve të BE-së. Këtu vende kyçe kundër janë: Franca, Holanda dhe Danimarka”, ka deklaruar ai.

Fundamenti

Sidoqoftë gjatë vitit 2020, siç Shasha është shprehur, Presidencën e BE-së do ta kenë dy vende mike të Kosovës: Kroacia (1 janar – 30 qershor 2020) dhe Gjermania (1 korrik – 31 dhjetor 2020). Prandaj sipas tij ekziston mundësia që çështja e liberalizimit të vizave të përkrahet nga dy presidencat gjegjëse. Por paraprakisht sipas drejtorit të “Epikut” Kosova duhet t’i përfundojë detyrat e shtëpisë.

“Në këtë drejtim duhet shpresuar se Qeveria do të ketë vullnet politik për t’i avancuar proceset e ngecura integruese të vendit, qoftë ato të ndërlidhura me liberalizimin e vizave ose ato të ndërlidhura me statusin e vendit kandidat”, ka nënvizuar ai./ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.