RCCOLA

Fakte shëndetësore rreth dardhave

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ashtu të shijshme dhe të hijshme sikur që janë, është lehtë që të bini në dashuri me dardhat. Ato mund të përdoren në 1001 mënyra. Ato janë të dobishme për organizëm, meqë përmbajnë ujë, fibra, vitamina dhe minerale.

Ato janë të mbushura me vitaminë C, një antioksidues i fuqishëm, i cili përpos për tërë organizmin, është i dobishëm edhe për lëkurë, eshtra dhe dhëmbë. Meqë përmbajnë ujë dhe fibra, dardhat mund të konsiderohen edhe pemë dietale, dedikuar atyre që duan të humbin kilet e tepërta.

Mobi Casa

Dardhat po ashtu stabilizojnë bakteret e dobishme në zorrë, duke përmirësuar kështu tretjen. Nuk përmbajnë yndyrë e as kolesterol, prandaj nuk kanë si të jenë të dëmshme për ne. Dardhat përmbajnë antioksiduesin e quajtur kuercetinë, i cili është një faktor i fuqishëm kundër paraqitjes së kancerit. Dardhat e furnizojnë organizmin edhe me kalcium, etj. Dardhat mund të konsumohen edhe nga të sëmurët me diabet, meqë kanë indeks tepër të ulët glikemik.

(Kosova Sot)