Fundamenti

Fakte rreth të mirave të shumta të qepëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Është një nga bimët e pasura me quercetin. Hulumtimet tregojnë se qepa parandalon zhvillimin e kancerit.
Qepët kanë një shumëllojshmëri efektesh mjeksore. Kolonët e hershëm amerikanë i përdornin qepët e egra për të trajtuar ftohjet, kollitjet dhe astmën, poashtu për të sprapsur (larguar) insektet. Në mjekësinë kineze qepët janë përdorur për të trajtuar: anginën, kollitjet, infeksionet bakteriale dhe probleme të frymëmarrjes.

Një filxhan qepë e coptuar përmban 61 kalori, 3 gram karbohidrate dhe aspak ydyrëra. Por nëse keni refluks dhe hiperacididet në lukth nuk preferohet të përdoret pasi që shton më tepër ate.

Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, kripëra minerale, si dhe hormone bimore te ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL, ndersa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.

Qepa është shumë e pasur me bashkëdyzimet e squfurit që janë “përgjegjës” për shijen dhe erën e qepës, por edhe mjaft meritor për vetitë mjekuese të qepës.

Ekzistojnë dëshmi se bashkëdyzimet e squfurit që përmban qepa, parandalojnë koagulimin e gjakut. Po ashtu, ka prova dhe dëshmi që tregojnë se këto veti të qepës zvogëlojnë-ulin nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak dhe në përgjithësi ndihmojnë në prevenimin e atakut në zemër, transmeton INA.

Hulumtimet kanë treguar se qepa ndihmon edhe në përforcimin e eshtrave-skeletit, që më së shumti kanë nevojë gratë në menopauzë.

Eco Higjiena

Qepa ul dhe normalizon tensionin e gjakut. Specialistët pohojnë se qepa forcon zemrën, hap oreksin dhe lëngu i saj ngordh bakteriet, që ndodhen në trup.

Qepa është e dobishme edhe ndaj anemisë. Ajo gjithashtu ngordh parazitët, që ndodhen në zorrë dhe ndihmon jashtëqitjen.

Nxjerr jashtë trupit substancat e dëmshme, pakëson lodhjen e trurit, normalizon të rrahurat e zemrës.
Parandalon sëmundjen e prostatit, ndalon kollin dhe pastron bronket. Është shumë e dobishme në krizat e asmës. Ul sasinë e sheqeit në gjak.

Qepa ndikon në rritjen e rezistencës së trupit.
Qepa është edhe antioksidant që parandalon oksidimin e acideve yndyrore në trup dhe e mban nivelin e ndezjeve nën kontroll. Ka dëshmi se qepa zvogëlon-ulë rrezikun nga disa lloje të kancerit, qoftë edhe kur konsumohet në sasi më të vogla.

Qepa ndihmon gjıthashtu shëndetin gastrointestinal, së bashku me hudhrën ka një funksion mbrojtës kundër kancereve të shumta duke përfshirë edhe kancerin ovarian. Por në përgjithsi ka një aktivitet anti-inflamator dhe anti-bakterial./lajmi.net/