Eko Higjiena

Fakte interesante për Muhamet Xhemajlin – Rrebelin, legjendën e përmasave epike

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Erald Selca – Kush është Muhamet Xhemajli për opinionin shqiptar. Ai ne vitet 80-ta ku punonte në Zvicër për ta mbajtur familjen në një përleshje me dy provokator serbomalazez që e provokuan i vrau të dy sepse ata ja shan Shqipërinë. Ishte tmerri i okupatorit ish Jugosllav ky trim Karadaku pasues i të madhit Idriz Seferi dhe sa e sa burrave të mëdhenj të këtyre trevave.

Te opinioni ynë fare nuk flitet për vrasjet enigmatike të qindra ushtarëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, askush nuk fol për Shaqir Krasniqin, Enver Haradinajn, Harun Aliun, Muhametin etj

Enigmatike të vrarë pabesisht nga dora tradhtare me urdhër dhënës Beogradin, ende 11 vite pas vrasjes tinëzare të shokëve tanë nuk kemi përgjigje.

Kush është Muhamet Xhemajli për opinionin shqiptar. Ai ne vitet 80-ta ku punonte në Zvicër për ta mbajtur familjen në një përleshje me dy provokator serbomalazez që e provokuan i vrau të dy sepse ata ja shan Shqipërinë. Ishte tmerri i okupatorit ish Jugosllav ky trim Karadaku pasues i të madhit Idriz Seferi dhe sa e sa burrave të mëdhenj të këtyre trevave.

Në vitet 90-ta ik në Shqipëri ku kontribuoi mandej në ilegalitet dhe në luftën e Kosovës, mandej ka qenë komandant në Zonën operative të Qarrit gjatë konfliktit në Luginën e Preshevës më 2000 e 2001.

ARKATANA

Kontributi tij është epokal në UÇPMB – Kosove Lindore dhe për këtë burrë të nderuar të Shqipërisë ruaj kujtimet më të mira dhe unë autori i këtyre rreshtave, fjalë miradije vlerësimi e dhimbje ka edhe Adhurim Krasniqi ky patriot i madh ish luftëtar i tre luftërave tona dhe bashkëluftëtar me Rrebelin.

Edhe ushtaraku e intelektuali i madh Bashkim Hoxhaj e vlerëson lart figurën kontributin për liri, çlirim dhe bashkim kombëtar të Muhametit tonë të paharruar këtij militanti të Shqipërisë Etnike.

Prokuroria e shtetit ish UNMIKU-EULEXI Krahu i Luftës duhet të ngrisin zërin e tyre për zbardhjen e vrasjeve të shokëve tanë mizorisht në pabesi, Muhoci mbarë kombi ynë është i pikëlluar me këtë humbje dhe në 11 vjetorin e vrasjes tij në Gjilan askush përpos familjarëve e shokëve nuk u kujtua dhe turpi të bie mbi strukturat tona që disa janë bere matrapaz e disa nuk duan të dëgjojnë.

Ne nuk do i harrojmë shokët tanë kurrë të vrare e në burgje dhe do kërkojmë drejtësi, drejtësi ne idealistet fukarenj që nuk shitem idealet për kolltuqe.

Turp, turp anashkalimi i figurave tona kombëtare. Muhamet Xhemajli mbetet një nga figurat më të ndritura kombëtare një legjendë e përmasave epike, modest trim i urtë strateg ushtarak e vigan liberator lum Shqipëria që e pati e dora tradhtare u thaftë e do ta godasim tradhtinë./rajonipress/