Eko Higjiena

FAK-u i varur nga Srpska

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Transformimi i Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) do të kërkoj një koordinim politik ndërmjet Prishtinës – Brukselit dhe Beogradit. Ky transformim nuk mund të bëhet pa miratimin e NATO-s dhe pa ndryshimet e nevojshme kushtetuese ligjore.

Por, Kushtetuta nuk do të mund të pësojë këtë ndryshim pa 80 votat e deputetëve të Kuvendit, si dhe pa miratimin me dy të tretat e votave të pakicave që përfaqësohen në Kuvend. Herën e fundit, deputetët serb patën bojkotuar seancën për të pamundësuar që ky transformim të ndodhte. Për vitin 2015, një nga prioritetet e qeverisë së Kosovës, por edhe faktorit ndërkombëtar që ka kontribuar në ngritjen e FSK-së, është që të bëhet transformimi në Forca të Armatosura. Burime qeveritare në Prishtinë kanë theksuar për gazetën Tribuna se do të jetë i domosdoshëm një proces negocimi me Listën Serbe për të siguruar votat e tyre. Aktualisht, përfaqësuesit e Listës, sipas këtyre burimeve, u kanë thënë zyrtarëve në Prishtinë se ata do të vendosin ashtu siç do t’i këshilloj dhe udhëzoj Beogradi.

Uji Dea

Në deklarimet e saj publike, Presidentja Atifete Jahjaga ka theksuar se e ardhmja e Forcës së Armatosur të Kosovës nuk ka alternativë dhe mbetet punë parësore për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. “Duke e bërë Kosovën me forcën e vet mbrojtëse do të kompletohet konsolidimi i shtetit tonë dhe do të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive të Evropës dhe më gjerë”, ka thënë Jahjaga…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.