Uji Dea

FAK në veri veç pas 8 vitesh

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ndryshimeve që pritet të ndodhin në të, mandati i Forcave të Armatosura të Kosovës do të jetë siguria, mbrojtja e integritetit territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës.

Këtu, përfshihet edhe veriu i vendit.

Uji Dea

Përderisa deputetë të pozitës thonë se në të ardhmen FAK do të veprojë edhe në atë pjesë të vendit, ata nga opozita shprehen skeptik se FAK do të mund të operojë matanë Ibrit, shkruan Kosova Sot.

Kjo pasi ata thonë se Serbia mund të ndërhyjë edhe në këtë çështje. Ata mendojnë se në veri FAK do të mund të veprojë pas 8 apo 10 vitesh dhe jo më herët.