GRANDEMALL

Fajon: Topi për liberalizimin e vizave tek politikanët e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon ka thënë se është vështirë të shënohen përparime në Bruksel sa i përket liberalizimit të vizave, nëse nuk arrihet ndonjë përparim përbrenda Kosovës.

Ajo për Radio Evropa e Lirë, tha se topi tani ndodhet te politikanët e Kosovës, duke shpresuar se do të ketë një atmosferë pozitive në Kuvendin e Kosovës, sa i përket ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

“Në Bruksel jemi të vetëdijshëm se me siguri që ekzistojnë edhe këto dy kushte – përmbyllja e çështjes së demarkacionit dhe natyrisht luftimi i korrupsionit. Çdo hap përpara dhe çdo përpjekje nga ana e politikanëve në Prishtinë do të jetë i vlefshëm për neve që në Parlamentin Evropian të kërkojmë votimin ose që të punojmë së bashku që sa më shpejt Kosovës t’i mundësohet heqja e vizave”, ka thënë ajo.

Fajon tha, po ashtu, se e kupton se sa i rëndësishëm është për Kosovën liberalizimi i vizave. Por, ka ritheksuar se pa përparime rreth dy kritereve të mbetura është vështirë të priten lëvizje në Bruksel.

Mobi Casa

Eurodeputetja Fajon ka tërhequr vërejtjen se nuk ekziston hapësirë që në rastin e Kosovës “të mbyllet njëri sy’ por edhe për faktin se në Kosovë, deri më tani nuk ka pasur alternativë tjetër, për të cilën të gjithë do të pajtoheshin.

“E dimë se si është gjendja në BE, kushtet janë kushte. Disa herë kemi kërkuar nga politikanët në Prishtinë ta dimë nëse kanë ndonjë alternativë, rreth të cilës pajtohen, por kjo deri më tani nuk ka ndodhur. Kam frikë se nëse nuk kemi ndonjë rezultat, atëherë edhe në Bruksel nuk do të kemi ndonjë atmosferë pozitive për të biseduar më tutje”, theksoi Fajon.

Ajo ka shtuar se është e sigurt që të gjithë në Kosovë e kanë qëllimin e njëjtë, që regjimi pa viza të mundësohet sa më shpejtë.

“Natyrisht që këtë do ta kërkojmë në Bruksel kur të kemi, jo alternativën, por së pari zgjidhjen për kufirin, si dhe luftën kundër korrupsionit. Në qoftë se këto janë të pamundura, atëherë të bisedohet bashkërisht, se cila do të ishte alternativa”, ka thënë Tanja Fajon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.