FITORJA

Fajon: Për keqardhje nëse humbet liberalizimi për shkak të demarkacionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Raportuesja e BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se e shqetëson gjendja në Kosovë rreth zbatimit të kushteve të Komisionit Evropian për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi.

Ajo tha se do të ishte për “keqardhje“ nëse Kosova, për këtë shkak, do ta humbiste momentin për liberalizim të vizave.

Fajon tha se duhet bërë çmos që çështja e demarkacionit të zgjidhet, megjithëse e pranoi se me Komisionin Evropian mund të bisedohet për kushtet, meqë asnjë vend tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk ka pasur një kusht të tillë.

“Derisa Komisioni insiston që ratifikimi i marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi është kusht, mendoj se do të ishte mirë që të bëhet çmos që ky kusht të përmbushet”, tha Fajon.

UBT

“Në këtë moment unë nuk mundem që të them nëse mund ta ndryshojmë këtë kusht, sepse kjo nuk më takon mua, kjo i takon Komisionit Evropian. E di se ne Parlament kjo është një çështje e ndjeshme, e di se është e vështirë të arrihet një shumicë e garantuar, por në çfarëdo rasti, nuk e di se si mund të ecim tutje. Do të ishte për keqardhje nëse humbet ky moment. Natyrisht do të kërkojmë zgjidhje. Unë dua të jem optimiste“, tha Fajon duke shtuar se do të punojë që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

Fajon theksoi se është e nevojshme e gjithë ndihma e autoriteteve në Kosovë në këtë rrafsh, meqë as në Këshillin e BE-së nuk mbizotëron një atmosferë e mirë për shkak të gjendjes me emigrantët në BE.

Intervistën e gjerë me Tanja Fajon do të mund ta lexoni të shtunën në faqen e internetit të Radios Evropa e Lirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.